Ofrohet për shitje shtëpia 3 katëshe, e cila ndodhet në Rrugën “Behajdin Hallaçi”, Lagjja Bazhdërhane (Te Kullat), Prizren.
Parcela ka sipërfaqe 2.5 ari dhe posedon dokumentacion të rregullt.
Shtëpia ka sipërfaqe 300m² dhe ka këtë renditje:
◾️Parahymja.
◾️Përdhesa është e ndarë në tre dhoma dhe mund të shfrytëzohet për banim ose për garazhë.
◾️Kati i Parë posedon qëndrimin ditor me kuzhinën e tryezarinë, banjo, depo dhe ballkonin.
◾️Kati i dytë posedon tre dhoma gjumi, banjo dhe ballkonin.
◾️Nënkulmi i cili ka hapësirë të shfrytëzueshme.
◾️Oborr të mjaftueshëm dhe garazhën e jashtme.
◾️Shtëpia ka qasje në rrugë 16 metra.
◾️Është mundësia që të pranohet ndonjë banesë si kompenzim, varësisht prej marrëveshjes.
Pozicionohet në një ndër lagjet më të pëlqyera për banim, duke qenë në afërsi me shkollat, çerdhet, qendrën e qytetit dhe duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës familjare.