Ofrohen për shitje katër banesa me çmim të volitshëm, në njërin ndër komplekset më unik në qytetin e Prizrenit, Kompleksin “Albanica Residence”, Lagjja Dardania (ish-Jaglenica).
Banesat ndodhen në Bllokun e 5-të dhe 6-të dhe kanë këto veçori:
◾️ Dy banesa janë me sipërfaqe 89.64m², ndodhen në katin e parë dhe pestë, me këtë renditje: qëndrimin ditor me kuzhinën, dy dhoma gjumi, banjo, WC dhe ballkon.
◾️ Dy banesa janë me sipërfaqe 136.16m², ndodhen në katin e parë dhe katërt, me këtë renditje: qëndrimin ditor me kuzhinën, tre dhoma gjumi, banjo, WC dhe dy ballkone, ku çdo dhomë ka qasje në ballkon.
Kompleksi “Albanica Residence” njihet për kualitetin e lartë të ndërtimit dhe korrektësin ndaj klientëve, ku në këtë Kompleks do ndërtohen 22 Blloqe, duke ofruar privatësi, siguri dhe të gjitha kushtet perfekte për banim.
Banesat do të jenë të gatshme për shfrytëzim më së largu në dhjetor të vitit 2026, me mundësi edhe më herët.






