Ofrohet me qera banesa me sipërfaqe 100m² (2+1), e cila ndodhet në Kompleksin “Infinit Plaza”, Prizren.
Banesa ndodhet në katin e pestë, nuk është e mobiluar dhe posedon qëndrimin ditor me kuzhinën, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo, ballkonin dhe garazhën personale.
Pozicionohet në qendër të qytetit, në një ndër lagjet më të pëlqyera për banim dhe në afërsi me qendrat tregtare si “Galeria” e “Abi Çarshia”, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për banim.