Ofrohen për shitje dy banesa në Kompleksin Banesor “PrizrenCoop”, Rruga William Walker (ndërmjet “INTEREX” dhe “ETC”), Prizren.
Kompleksi ka kualitet të lartë të ndërtimit, hapësirën gjelbëruese, parkingje nëntokësore dhe mbitokësore.
◾️ Banesa e parë është në katin e pestë, me sipërfaqe 97m² dhe ka këtë renditje: qëndrimin ditor me kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkonin.
◾️ Banesa e dytë është në katin e shtatë, me sipërfaqe 52.5 m² dhe ka këtë renditje: qëndrimin ditor me kuzhinën, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkonin.
Pozicionohen në një lokacion shumë të përshtatshëm, duke qenë në afërsi me Shkollat dhe Universitetin “Ukshin Hoti”, kopshtin për fëmijë, qendrat tregtare, qendrën e qytetit dhe duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës familjare.