Jepen me qera objekti me sipërfaqe 500m² dhe parcela 10 ari (1000m²), të cilat ndodhen në Tranzitin e Vjetër, Prizren.
Hapësira prej 500m² ndodhet në katin e dytë, është e ndarë në dhoma të shumta dhe e ka pjesën e terasës sipër.
Parcela 10 ari (1000m²) është e përshtatshme për ndërtimin e depove apo ndonjë veprimtarie tjetër biznesore, ku investimi mund të bëhet nga qiradhënësi ose qiramarrësi, varësisht sipas marrëveshjes.
Pozicionohen në një zonë ku veprojnë biznese të ndryshme dhe kanë qasje të shpejtë në Autostradën “Ibrahim Rugova” dhe në qytetin e Prizrenit.