Jepet me #qera #objekti me sipërfaqe totale 3670m², i cili ndodhet në Kompleksin “Liburnia-Impex”, Lagjja Jaglenic, afër pompës “Spahija Petrol”, Prizren.
Objekti ka tre kate, me sipërfaqe totale 3670m² dhe ka këto veçori:
◾️ Kati i Podrumit (Magazina) ka sipërfaqe 1670m², posedon katër banjo dhe ka qasje në ashensor i dedikuar për afarizëm, qasje me shkallë të përbashkëta dhe hyrjen e veçantë nga jashtë.
◾️ Kati Përdhesë ka sipërfaqe 1000m² dhe qasje me shkallë dhe me ashensor në katet e dedikuara për afarizëm
◾️ Kati i Parë ka sipërfaqe 1000m², posedon katër banjo dhe ka qasje në katin përdhesë dhe magazinën.
◾️ Hapësira prej 3670m² mund të jepet komplet apo edhe të ndahet në kate, varësisht prej marrëveshjes.
Objekti ka hapësirë të shfrytëzueshme dhe pozicionohet në një lokacion shumë të frekuentuar, duke e bërë të përshtatshëm për hapjen apo zhvillimin e bizneseve të ndryshme.