Ofrohet për shitje shtëpia në Rrugën “Skender Rexhepi”, përballë ish-Benafit, Lagjja Ortakoll, Prizren.
Parcela ka sipërfaqe 1.80 ari (180m²) dhe dokumentacion të rregullt.
Shtëpia është e legalizuar, me sipërfaqe 308m² në total dhe ka këtë renditje:
◾️ Përdhesa posedon parahyrjen, qëndrimin ditor me kuzhinën së bashku me tryezarinë dhe depon.
◾️ Kati i parë posedon tre dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkona.
◾️ Kati i dytë posedon tre gjoma gjumi, banjo dhe utiliti.
◾️ Nënkulmi me sipërfaqe 80m² i cili mund të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme.
◾️ Oborrin para dhe mbrapa shtëpisë me hapësirën gjelbëruese dhe kuzhinën verore.
◾️ Izolimin e dyfishtë me tulla dhe stiropor.
◾️ Sistemi i ngrohjes është me rrymë, me radiatora.
E renovuar tërësisht në vitet e fundit, me një stil modern dhe të veçantë dhe e pozicionuar në lagjen me të pëlqyer për banim në qendrën e qytetit të Prizrenit, kjo shtëpi ofron të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës familjare.
Mundësi që nuk vjen shpesh….