Ofrohet për #shitje #shtëpia me një çmim shumë të volitshëm, e cila ndodhet në Rrugën “Pal Paluca”, Shadërvan, Prizren.
Parcela posedon 3.5 ari në total dhe ka dokumentacion të rregullt.
Shtëpia është 4 katëshe, me sipërfaqe totale 350m² dhe ka këto veçori:
◾️ Podrumi ka qëndrimin ditor me kuzhinën, dhomën e gjumit dhe banjon.
◾️ Përdhesa ka qëndrimin ditor, dy dhoma gjumi dhe banjon.
◾️ Kati i parë ka tre dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone në të dyja anët e shtëpis.
◾️ Kati i dytë ka dy dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone në të dyja anët e shtëpis.
◾️ Oborrin me hapësirë gjelbëruese dhe sipërfaqe 220m².
◾️ Sistemin e ngrohjes me rrymë, me radiatora dhe me klimë.
E ndërtuar me një stil modern, e pozicionuar në qendrën historike të Shadërvanit, me një hapësirë shumë të shfrytëzueshme dhe me një pamje mahnitëse në drejtim të qytetit, kjo shtëpi është e përshtatshme për banim ose për hapjen e ndonjë hoteli.