Emërtimi B-Lux bazohet në kompaninë Lux e themeluar në vitin 1990, me themelues Bajram Morina, ku në emërtimin e ri B-LUX është vendosur iniciali i emrit(B) nga themeluesi. Kompania Lux ka vepruar në fusha të ndryshme të biznesit si Shit-blerja e Patundshmërive,Pompë benzine dhe Export-Import. Duke marrë parasysh që Shit-Blerja e Patundshmërive ka qenë njëri ndër aktivitetet kryesore të kompanisë, qysh prej vitit 1990, dëshmon eksperiencën tonë të gjatë në këtë biznes, e cila është trashëguar gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme, ku është ri-brenduar dhe ri-emërtuar si kompani në vitin 2023, si B-Lux Real Estate.
B-LUX Real Estate ofron shërbimet e menaxhimit dhe ndërmjetësimit të Patundshmërive si blerjen, shitjen dhe qiradhënien e tyre.Eksperienca jonë shumëvjeçare është treguesi më i mire i profesionalizmit tonë në vazhdimësi. Ne sigurohemi që të gjitha shërbimet tona të kryhen me përgjegjësi të plotë dhe çdo klientë të trajtohet me kujdes të veçantë. Veprimtaria jonë momentalisht është e fokusuar në qytetin e Prizren-it me rrethinë,por me synim që të zgjerohemi në tërë territorin e Kosovës. Ne do të kujdesemi që gjatë procesit të ndërmjetësimit të ofrojmë ndihmën dhe këshillat e nevojshme profesionale, për të arritur një marrëveshje të favorshme për të dyja palët.Qëllimi jonë është që me shërbimet tona të arrijmë një klientelë të kënaqur dhe besnike, me mundësi bashkëpunimi afatgjatë në biznesin e Patundshmërive.