Ofrohen për shitje tre banesa me planimetri të ndryshme në Rrugën De Rada, tek Stacioni i Autobusave, Prizren.
Pozicionohen në qendrën e qytetit të Prizrenit, duke qenë në afërsi 35 metra me “Stacionin e Autobusave”, 50 metra me “Qendrën Shëndetësore (Ambulantën)”, 650 metra me sheshin e “Shadërvanit” dhe 440 metra me qendrat tregtare “Abi Qarshia” dhe “Galeria. Kjo pozitë tregon më së miri për vlerën dhe lehtësimin e të gjitha nevojave për zhvillimin e jetës familjare.
Banesat ndodhen dy në katin e pestë dhe njëra në katin e gjashtë, me këtë renditje:
◾️ Banesa e parë ndodhet në katin e pestë, me sipërfaqe 120m² dhe ka qëndrimin ditor, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkonin.
◾️ Banesa e dytë ndodhet poashtu në katin e pestë, me sipërfaqe 100m² dhe ka qëndrimin ditor, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkonin.
◾️ Banesa e tretë ndodhet në katin e gjashtë, me sipërfaqe 150m² dhe ka qëndrimin ditor, tre dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe terasën rreth e rreth.
Posedojn dokumentacion të rregullt, ashensorin dhe janë komplet të përfunduara, përpos dyshemes e cila do të shtrohet sipas dëshirës të blersit.
Të ndërtuara me një stil modern dhe me një pamje mahnitëse të qytetit të Prizrenit, këto banesa ofrojnë kushtet ideale për banim.