Ofrohet me qera banesa me sipërfaqe 50m², e cila ndodhet në Rrugën “Bingeni”, Lagjja Ortakoll, Prizren.
Banesa ndodhet në katin e pestë, është komplet e mobiluar dhe posedon qëndrimin ditor me kuzhinën, dhomën e gjumit dhe banjon.
Pozicionohet në qendër të qytetit të Prizrenit, në afërsi me shkollat, çerdhet, qendrat tregtare, marketet etj dhe ofron të gjitha kushtet e nevojshme për banim.