Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 60.4m², e cila ndodhet në Rrugën “Rexhep Kabashi”, Lagjja Qylhan, Prizren.
Ndërtesa është katër katëshe, ku dy kate janë të dedikuara për afarizëm dhe dy kate për banim.
Banesa ndodhet në katin e dytë të banimit dhe ka këtë renditje: qëndrimin ditor me kuzhinën, dy dhoma gjumi, banjon dhe ballkonin.
Pozicionohet në qendër të qytetit, duke qenë në afërsi me shkollat, çerdhet, marketet etj dhe duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për banim.