Ofrohet për shitje objekti i njohur si Hotel “Jakova”, në kryqëzimin e Rrugëve “Anton Çetta” dhe “Migjeni”, Gjakovë.
Parcela ka sipërfaqe totale 6.5 ari(650m²), me dokumentacion të rregullt dhe ndodhet në zonën ku lejohet ndërtimi P+3 (Përdhesa + 3 kate).
Objekti ka sipërfaqe prej 450m² podrumin, 600m² përdhesën me lokale dhe gjithësej 18 dhoma me sipërfaqe 600m² në katin e parë, me sipërfaqe totale të objektit 1650m².
Pozicionohet në qendrën e qytetit të Gjakovës, ku ka frekuentim shumë të lartë dhe e bënë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.