Ofrohet për shitje shtëpia luksoze me çmim shumë të volitshëm në lagjen më të kërkuar për banim Ortakoll, Prizren.
Parcela posedon 2.66 ari (266m²) dhe ka dokumentacion të rregullt.
Shtëpia ka sipërfaqe totale 440m² dhe ka këtë renditje:
◾️ Bodrumin i cili mund të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme dhe lidhet me lokalet në katin përdhesë.
◾️ Përdhesa e cila posedon lokalin 60m² dhe qëndrimin ditor i cili mund të shndërrohet në lokal, ku mund të bëhen dy lokale në katin përdhesë të lidhura secila me bodrumin.
◾️ Kati i parë posedon dy qëndrime ditore, njëri me kuzhinë, dhomë gjumi dhe banjo.
◾️ Kati i dytë posedon tre dhoma gjumi, banjo dhe hapësirën edhe për një dhomë gjumi.
◾️ Nënkulmin i cili mund të shfrytëzohet për arsyje të ndryshme.
◾️ 4 ballkone dhe komplet e mobiluar.
◾️ Sistemi i ngrohjes është me rrymë ose me naftë.
◾️ Oborrin me hapësirë gjelbëruese dhe sipërfaqe 171m².
◾️ Qasje të gjerë në dy anët e rrugës.
Pozicionohet në një lagje e cila është shumë e përshtatme dhe më e pëlqyera për banim në qytetin e Prizrenit, duke ofruar kushtet më të mira për zhvillimin e jetës familjare.
Mundësi që nuk vjen shpesh…