Ofrohet për shitje shtëpia luksoze, me sipërfaqe bruto 348m², e cila ndodhet në Lagjen Arbanë, mbrapa Oferta De Luxe, Prizren.
Parcela posedon dokumentacion të rregullt dhe ka sipërfaqe 13 ari (1300m²).
Shtëpia është dy katëshe, me leje ndërtimi dhe ka këtë renditje:
◾️ Përdhesa posedon qëndrimin ditor, kuzhinën me tryezarinë, një dhomë gjumi, banjon dhe depon.
◾️ Kati i Parë posedon një dhomë gjumi me banjo dhe garderobën, tre dhoma tjera të gjumit, banjon dhe dy ballkone.
◾️ Oborrin me sipërfaqe 10ari (1000m²).
◾️ Sistemin e ngrohjes me rrymë.
◾️ Pishinën e jashtme dhe hapësirën gjelbëruese.
Me një stil të veçantë të arkitekturës moderne, me një ndërtim të kualitetit të lartë dhe e pozicionuar në një lagje me shumë shtëpi banimj, kjo shtëpi ofron të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës familjare.