Ofrohen për shitje banesa dhe #lokale në Kompleksin Afaristo-Banesor “Lira Center”, i cili ndodhet në Rrugën “Tahir Meha” dhe ka qasje në Rrugën “Adem Jashari”, në qendrën e qytetit të Prizrenit.
Kompleksi “Lira Center” ka etazhitet: 3B+P+5 dhe ka këtë rendite:
◾️ Tre kate podrum të cilat ofrojnë parkingje të mjaftueshme nëntokësore për çdo njësi banesore dhe lokal afarist.
◾️ Përdhesa e cila posedon lokale afariste.
◾️ Pesë kate banim, me banesa me planimetri dhe sipërfaqe të ndryshme.
◾️ Dy ashensorë.
◾️ Qasje në një ndër rrugët më të frekuentuara në qytetin e Prizrenit, Rruga “Adem Jashari”.
Për shitje ofrohen njëmbëdhjetë (11) lokale, të cilat kanë sipërfaqe të ndryshme duke filluar nga 32m² deri 40m² dhe shtatë (7) banesa, ku dy prej tyre ndodhen në katin e parë me sipërfaqe 124m² dhe 97m² dhe pesë të tjera në katin e dytë me sipërfaqe 77m², 108m², 112m², 114m² dhe 128m².
Pozicionohen në qendrën e qytetit të Prizrenit, duke pasur qenë në afërsi me Shadërvanin, Shtëpin e Bardhë, Lagjen Bazhdërhane dhe duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për banim ose për zhvillimin e bizneseve.
Kompleksi është në përfundim e sipër dhe pritet të jetë i gatshëm në fund të vitit 2024 ose më së largu fillimi i vitit 2025.
Mundësi që nuk vjen shpesh…..!