Ofrohet për shitje ose jepet me qera objekti në qendrën e qytetit të Prizrenit, në Shadërvan.
Parcela posedon dokumentacion të rregullt dhe ka sipërfaqe 1.64 ari (164m²).
Objekti është i legalizuar, me sipërfaqe 300m² në total dhe ka këtë renditje:
◾️ Bodrumin i cili posedon katër banjo, hapësirën e kuzhinës dhe terasën.
◾️ Katin Përdhesë me një hapësirë të shfrytëzueshme dhe terasën.
◾️ Katin e Parë i cili është i lidhur me katin përdhesë dhe ballkonin.
Ndodhet në zonën më të vlefshme të qytetit të Prizrenit dhe ëshë i përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve të ndryshme, në veçanti për gastronomi.
Mundësi që nuk vjen shpesh…!